LAJMI I FUNDIT:

Buxheti për Specialen caktohet deri në qershor (Video)

Buxheti për Specialen caktohet deri në qershor (Video)

Deri në fund të muajit qershor, Bashkimi Evropian pritet që të caktojë buxhetit vjetor në mbështetje të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Shtetet anëtare të BE-së janë duke zhvilluar bisedime vazhdimisht në lidhje me mënyrën e financimit, por edhe për mjetet që do të dedikohen për funksionalizimin e gjykatës që do të hetoj krimet e luftës së fundit në Kosovë, të kryera nga ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës


Këtë e kanë konfirmuar për Tribuna Channel, nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovës.

“Ky proces po vazhdon dhe pritet të finalizohet në gjysmë e parë të 2016”, thonë në Zyrën e BE-së në Kosovë.