LAJMI I FUNDIT:

Brooking ka planin për shpëtimin e Anglisë

Brooking ka planin për shpëtimin e Anglisë

Drejtori për zhvillimin e futbollit pranë Federatës Angleze të Futbollit, Sir Trevor Brooking, ka propozuar një plan për shpëtimin e futbollit anglez, pasi që sipas tij gjenerata e re e futbollistëve të Anglisë nuk është e mirë dhe kjo mund të ketë për pasojë mospjesëmarrjen e Anglisë nëpër kompeticionet më të mëdha në të ardhmen.

“Nuk mendoj se ekziston cilësia e nevojshme apo që ka lojtarë që mund t’i ripërsërisin këta që i kemi tani, derisa t’i fusim shpejtë dy deri tre lojtarë të rinj, nga të cilët edhe ashtu po kërkohet shumë. Unë e di mjaft mirë se nuk ka zgjidhje të shpejta dhe përgjigje të lehta, pasi që ne duhet të fokusohemi në një të ardhme të gjatë të lojës tonë. Çelësi është që të kemi trajnerë më të shkathtë me më shumë qasje te fëmijët në moshë më të vogël”, ka thënë Brooking.

Jo më larg se para dhjetë vitesh, Gjermania po vuante nga gjenerata e stërvjetruar dhe nga një mungesë e futbollistëve të rinj, me Italinë, Spanjën dhe Francën që dominuan kampionatet në të gjitha nivelet e të rinjve. Sidoqoftë, kjo e detyroi Federatën Gjermane të Futbollit (DFB) të shpenzojë hiç më pak se 800 milionë euro në rindërtimin e sistemit të zhvillimit të rinisë, një lëvizje që po shpaguhet pasi që Gjermania dhe ekipi i saj i ri janë duke shkelur çdo gjë që po i del përpara në Botërorin e sivjetmë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ndoshta nuk e merituam fitoren”, Ancelotti reflekton për rezultatin ndaj Sociedadit

“Ndoshta nuk e merituam fitoren”, Ancelotti reflekton për rezultatin ndaj Sociedadit

La Liga
Messi rikthehet nga lëndimi në mënyrë spektakolare, shënon dy gola brenda katër minutave

Messi rikthehet nga lëndimi në mënyrë spektakolare, shënon dy gola brenda katër minutave

Ndërkombëtare
Mourinho i mahnitur nga kualiteti i yllit të Real Madridit - parashikon një të 'ardhme fantastike' për të

Mourinho i mahnitur nga kualiteti i yllit të Real Madridit - parashikon një të 'ardhme fantastike' për të

La Liga
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028

UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028

Përfaqësueset
Zinedine Zidane nuk hezitoi të përmend dy kundërshtarët më të vështirë në karrierën e tij

Zinedine Zidane nuk hezitoi të përmend dy kundërshtarët më të vështirë në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Faruk Statovci zbulon pengun më të madh në karrierën e tij si lojtar

Faruk Statovci zbulon pengun më të madh në karrierën e tij si lojtar

Superliga
Kalo në kategori