LAJMI I FUNDIT:

Britani, bien shitjet me pakicë

Britani, bien shitjet me pakicë

Shitjet me pakicë në Britaninë e Madhe kanë shënuar rënie për më shumë se dyfishi i parashikimit në muajin maj, duke kthyer të kundërt rritjen e regjistruar një muaj më parë, pasi shqetësimet e konsumatorëve për ekonominë ndikuan në reduktimin e ndjeshëm të shpenzimeve konsumatore pas qëndrimit dorëlëshuar të tyre në kohën e dasmës mbretërore.

Zyra kombëtare e statistikës bëri të ditur se volumi i shitjeve duke përfshirë dhe veturat ra 1.4 për qind, kundrejt rritjes 1.1 për qind të muajit Prill dhe më shumë se parashikimi i analistëve për rënie me 0.6 për qind. Kjo është edhe rënia më e madhe që nga janari i vitit 2010.

Të dhënat pitet të përforcojnë vendimin e Bankës së Anglisë, për të mbajtur të pandryshuar në nivelin 0.5 për qind normën bazë të interesit, për të ndikuar më shumë në rritjen e ekonomisë. /Telegrafi/