Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) shpreson që Serbia e Kosova të gjejnë zgjidhje për tregtinë e lirë nëpërmjet dialogut. Ky mision nuk ka qenë në gjendje të deklarohet nëse do të zbatojë vendimin eventual të Qeverisë së Kosovës për bllokimin e importit të mallrave me origjinë nga Serbia, por edhe atyre që kalojnë transit nëpër Kosovë. Doganierët e EULEX-it menaxhojnë pikat kufitare 1 dhe 31 dhe zbatimi i vendimit varet nga qëndrimi i këtij misioni.
Blerim Krasniqi, zëdhënës i EULEX-it, ka thënë se mundësia e reciprocitetit ndaj mallrave serbe ka qenë temë e diskutimeve në mes të këtij misioni dhe Qeverisë së Kosovës. “Përfaqësuesit e EULEX-it janë takuar me përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, ku në mes të tjerash është diskutuar edhe kjo çështje”, ka thënë Krasniqi.
Por Krasniqi, që përcjellë qëndrimet e EULEX-it, nuk ka dhënë përgjigjen në pyetjen nëse ky mision do të respektonte vendimin e Qeverisë së Kosovës për bllokimin e importit të mallrave me origjinë nga Serbia. “EULEX-i shpreson që kjo çështje të zgjidhet përmes dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë ai, shkruan Koha Ditore.
Mimoza Kusari-Lila, ministre e Tregtisë dhe e Industrisë, ka paralajmëruar mundësinë që EULEX-it të mos e zbatojë vendimin eventual për reciprocitet ndaj Serbisë. “Kur ne flasim për aplikimin e plotë të reciprocitetit, nënkuptohet që kjo të bëhet në të gjitha pikat ku Doganat e Kosovës kanë kontroll të plotë. Sa i përket EULEX-it, ne kemi pasur bisedime me ta dhe kemi kërkuar bashkëpunim”, është shprehur Kusari –Lila.
Drejtori i organizatës ÇOHU, Avni Zogiani, ka thënë se EULEX-i nuk do të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet. “Nuk ka befasi. EULEX-i nuk e pranon Kosovën si shtet dhe nuk e zbaton Kushtetutën e Kosovës. Sigurisht që nuk konsideron që Kosova ka mundësi të përfaqësohet në çfarëdo subjektiviteti në marrëdhëniet ndërkombëtare. Është non-sens me prit që EULEX-it të zbatojë çfarëdo vendimi të Qeverisë që ka të bëjë me marrëdhëniet ndërkombëtare”, ka thënë ai. Për Zogianin, mosshtrirja e autoritetit në pjesën veriore, gjegjësisht pikës 1 dhe 31 dhe paralajmërimet për reciprocitet janë deklarata që bien ndesh njëra me tjetrën.
Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se në mesin e muajit korrik do të bllokohet importi i mallrave që kanë origjinë nga Serbia, në rast se nuk arrihet marrëveshja për tregti të lirë në mes të dy shteteve. ”Nëse gjatë raundit të ardhshëm të bisedimeve (në korrik) Serbia s’e ndryshon vendimin e saj për t’i njohur vulat e Doganave të Kosovës, Kosova do të vendosë masa të plota reciprociteti për produktet me origjinë nga Serbia. Ne nuk do të presim një afat tjetër, pasi mund të ndodhë që Serbia të tërhiqet apo të mos ketë bisedime siç bëri në këtë muaj, por çdo gjë do të përmbyllet në muajin korrik në momentin që të caktohet kjo datë e bisedimeve”, ka thënë ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, duke shtuar se do të bllokohet edhe qarkullimi transit i mallrave që vijnë nga Serbia. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Inflacioni ndikon në rritjen e kostos së ndërtimit në Kosovë
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Amarildo Bakaj merr një fitore të madhe, detyron kundërshtarin që ta dorëzojë meçin
Neymari u dërgon brazilianëve të Real Madridit një ‘mesazh të tmerrshëm’ për Mbappen
Georgiev: Të pranojmë të vërtetën, Serbia e njohu Kosovën
Lamine Yamal zbulon se cila është diferenca kryesore mes Hansi Flickut dhe Xavit
Lotina Haziri publikon fotografi nga dasma e motrës së saj, ku dukej tejet elegante në krahët e Mozzikut
Disa prindërve u kërkohen verifikime shtesë për vazhdimin e shtesave për fëmijë, MF-ja pa sqarime