LAJMI I FUNDIT:

Blero flet rreth bashkëpunimit të ri me Alex, imazhe ekskluzive nga xhirimet e klipit në Turqi (Foto)

Blero flet rreth bashkëpunimit të ri me Alex, imazhe ekskluzive nga xhirimet e klipit në Turqi (Foto)

Këngëtari Blero ka pak ditë që ka publikuar bashkëpunimin e tij më të fundit me Kolë Oroshin, këngën “Jar Na Na” e cila është pritur mirë nga publiku.

Por pas vetëm dy javësh, ai nuk ndalet përderisa ka në plan të sjell një tjetër bashkëpunim.

Premierë: “Jar Na Na” një hit veror, Blero flet rreth bashkëpunimit të ri me Kolë Oroshin dhe angazhimet për verën 2017 (Video)
Lexo po ashtu Premierë: “Jar Na Na” një hit veror, Blero flet rreth bashkëpunimit të ri me Kolë Oroshin dhe angazhimet për verën 2017 (Video)

Kësaj radhe, Blero ka përgatitur një këngë të re me Alex, të cilën do ta publikojë shumë shpejt, ndërsa detajet e këtij projekti i shpalos në një prononcim ekskluziv për Telegrafin:


“Kënga e radhës është në bashkëpunim me Alexin, një projekt i cili është bashkëpunim me “Roton Music” nga Rumania. Ky projekt do të jetë në dy gjuhë: shqip dhe anglisht. Në shqip është Alex, ndërsa në anglisht një reper nga Londra të cilin do ta lëmë befasi”, tha Blero për Telegrafin.

Në vazhdimin e bisedës, këngëtari tregoi se kjo këngë do të jetë më ndryshe se të tjerat, për arsyen se nuk do të jetë e përfshirë me shumë elemente.

“Është një këngë shumë më ndryshe se të tjerat, sepse është vetëm me kitarë dhe një melodi shumë interesante.”

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Xhirimet e klipit janë kryer në Turqi, ndërsa për Telegrafin Blero zbulon se pse është vonuar paksa publikimi i tij.

“Klipi do të publikohet së shpejti, arsyeja e vonesës është çështje teknike, sepse kompania rumune ka kërkesa të larta për klip. Xhirimet i kemi kryer në një nga resortet e Turqisë bashkë me produksionin XL Films. Ndërsa presim të dalë në fillim të korrikut”, përfundoi këngëtari për Telegrafin.

Kënga e re nga Blero dhe Alex, ende e pa titull pritet të jetë një tjetër sukses për dyshen, të cilët kanë punuar shumë deri në finalizimin e tij.

Telegrafi ka siguruar disa fotografi ekskluzive nga xhirimet e klipit të kryera në Turqi, ndërsa ju prezantojmë me disa nga prapaskenat e xhirimeve.

Deti, resorti joshës dhe eleganca e femrës nuk do të mungojnë as në klipin e radhës nga Blero dhe Alex. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Kalo në kategori