LAJMI I FUNDIT:

Premierë: “Jar Na Na” një hit veror, Blero flet rreth bashkëpunimit të ri me Kolë Oroshin dhe angazhimet për verën 2017 (Video)

Premierë: “Jar Na Na” një hit veror, Blero flet rreth bashkëpunimit të ri me Kolë Oroshin dhe angazhimet për verën 2017 (Video)

Këngëtarët Blero dhe Kolë Oroshi kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri, këngën dhe klipin “Jar Na Na”.

Një këngë e bukur dhe verore, i solli dyshen mjaft të kompletuar në stil dhe interpretim.


Në një intervistë për Telegrafin, Blero ka rrëfyer detajet e këtij bashkëpunimi dhe idenë për tu bërë bashkë për këtë projekt.

“Kolë Oroshi është një këngëtar shumë i talentuar dhe me një bagazh shumë të mirë në muzikë. Kërkesa për bashkëpunim ka qenë e tij, dhe unë e kam pranuar me shumë kënaqësi”, tha Blero për Telegrafin.

Blero në klipin e ri “Jar Na Na”

“Jar nana” është punuar nga Irkenc Hyka me vargje të Petro Xhorit, ndërsa fakti që është një këngë ritmike, pretendon të jetë një nga bashkëpunimet më të pëlqyer të verës 2017, kështu të paktën thotë edhe vet këngëtari në vazhdimin e bisedës për Telegrafin.

“Po, kënga është ritmike dhe shumë e pranueshme për veshin e publikut. Mendojmë se do të jetë një projekt shumë i suksesshëm, dhe pretendojmë që njerëzit do të kënaqen gjatë muajve të nxehtë me këtë këngë”, tregoi më tej Blero.

Siç ka njoftuar edhe përmes rrjeteve sociale, Blero do të vijë së shpejti edhe me dy bashkëpunime të reja. Për Telegrafin, këngëtari zbulon se aktualisht është i fokusuar në bashkëpunimin me Alex, ndërkohë do të jetë shumë i zënë edhe me aktivitete tjera muzikore.

“Bashkëpunimi me Alexin do të publikohet më 14 qershor. Njëherë jam i fokusuar tek ky projekt, ndërsa vera është shumë e ngarkuar si zakonisht, me koncerte dhe aktivitete të shumta në muzikë”, përfundoi Blero për Telegrafin.

Verë "e nxehtë" për Bleron, paralajmëron tri bashkëpunime të reja (Foto)
Lexo po ashtu Verë "e nxehtë" për Bleron, paralajmëron tri bashkëpunime të reja (Foto)

Ndërkohë, javë më parë ai solli një tjetër bashkëpunim shumë të suksesshëm me Muharrem Ahmetin, ndërsa edhe kënga me Kolë Oroshin është pritur me padurim nga publiku.

Duket se Blero do të jetë një nga emrat më aktivë gjatë verës 2017. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
Andrew Tate: Anulova një takim me një vajzë sepse doja ta kaloja ditën me qenin tim

Andrew Tate: Anulova një takim me një vajzë sepse doja ta kaloja ditën me qenin tim

Magazina
Diola Dosti dhe Erolld Belegu po shijojnë pushimet e tyre luksoze në Bali të Indonezisë

Diola Dosti dhe Erolld Belegu po shijojnë pushimet e tyre luksoze në Bali të Indonezisë

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Kalo në kategori