Era Emurli ka ndarë me ndjekësit një tjetër zhvillim në karrierën e saj muzikore, duke bërë të ditur se së shpejti do të publikojë një projekt të ri.

Përmes një postimi në Instagram, artistja ka zbuluar se kënga e radhës do të jetë në bashkëpunim me Elinel, ndërsa krahas fotografisë ka shkruar: “E dua Erën”.


“Era ft @rrugaco – Coming soon…”, ka shkruar ajo në mbishkrim, duke konfirmuar kështu bashkëpunimin mes dy artistëve.

Era nuk ka zbuluar ende datën e publikimit apo detaje të tjera rreth projektit, duke lënë fansat në pritje të këngës së re. /Telegrafi/