Marrëveshja e ndërmjetësuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Turqia që çliroi eksportin e drithit ukrainas të bllokuar prej muajsh nga Ushtria ruse pati ndikim të drejtpërdrejtë në reduktimin drastik të çmimit të ushqimeve.
Të dielën katër anije të tjera që transportonin drithëra dhe ushqime u nisën nga portet ukrainase.
Organizata për Bujqësinë dhe Ushqimin (FAO) njoftoi se gjatë muajit korrik pati një rënie me 8.6 për qind të Indeksit mujor të Çmimeve të Ushqimeve.
Bëhet fjalë për reduktimin më të madh mujor që prej vitit 2008. Ky indeks arriti kuotën e 140.9 pikëve në korrik dhe kjo përbën rënien e katërt mujore radhazi.
Sipas FAO-s, marrëveshja që garantohet nga pala turke për eksportet e grurit po jep sinjale pozitive sidomos për ato vende që po vuajnë nga kriza e urisë.
Megjithatë, ekspertët thonë se tregu botëror i ushqimeve vijon të mbetet i mbërthyer nga pasiguritë, për shkak të presionit të çmimit të plehrave kimikë, prodhuesi më i madh i të cilëve është Rusia.
Ky indeks bazohet në çmimet botërore për 23 kategori të mallrave ushqimore që mbulojnë 73 produkte të ndryshme. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGoBau – Kositëse bari
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre