LAJMI I FUNDIT:

Biden thotë se lufta me Rusinë duhet të përfundojë përpara se NATO të shqyrtojë anëtarësimin e Ukrainës në aleancë

Biden thotë se lufta me Rusinë duhet të përfundojë përpara se NATO të shqyrtojë anëtarësimin e Ukrainës në aleancë

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se Ukraina nuk është ende gati për anëtarësim në NATO, duke thënë se lufta e Rusisë në Ukrainë duhet të përfundojë përpara se aleanca të shqyrtojë shtimin e Kievit në radhët e saj.

Në një intervistë për CNN, Biden ka theksuar se ndërsa diskutimi për anëtarësimin e afërt të Ukrainës në NATO ishte “i parakohshëm”, SHBA dhe aleatët e saj në NATO do të vazhdojnë t’i ofrojnë presidentit Volodymyr Zelensky dhe forcave të tij armatimin që u nevojiten për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

Biden thuhet se foli me CNN përpara udhëtimit të tij njëjavor në Evropë, i cili përfshin një samit të NATO-s në Lituani, ku lufta e Rusisë në Ukrainë dhe shtytja e Zelenskit për anëtarësimin në NATO do të jenë ndër çështjet kryesore që dalin gjatë mbledhjes.


“Unë nuk mendoj se ka unanimitet në NATO në lidhje me futjen apo jo të Ukrainës në familjen e NATO-s tani, në këtë moment, në mes të një lufte”, citohet të ketë thënë Biden, përcjell Telegrafi.

'Po përparojmë' në Bakhmut, thotë gjenerali ukrainas – publikon videon 'që tregon snajperin që shkatërroi armikun me një të shtënë'
Lexo po ashtu 'Po përparojmë' në Bakhmut, thotë gjenerali ukrainas – publikon videon 'që tregon snajperin që shkatërroi armikun me një të shtënë'

Biden tha se ai ka folur me Zelensky-n gjatë për këtë çështje, duke thënë se ai i ka thënë presidentit ukrainas se SHBA do të vazhdojë të garantojë siguri dhe armatim për Ukrainën, siç bën për Izraelin, derisa procesi të zhvillohet.

“Unë mendoj se ne duhet të përcaktojmë një rrugë racionale që Ukraina të jetë në gjendje të kualifikohet për të qenë në gjendje të hyjë në NATO”, tha Biden, duke vënë në dukje se ai refuzoi kërkesat e presidentit rus Vladimir Putin para luftës për një angazhim për të mos pranuar Ukrainën sepse aleanca ka “një politikë të dyerve të hapura”.

“Por unë mendoj se është e parakohshme të thuhet, për të bërë thirrje për votim, e dini, tani, sepse ka kualifikime të tjera që duhen përmbushur, duke përfshirë demokratizimin dhe disa nga ato çështje”, tha Biden. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Momenti historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Momenti historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Turqia
Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

Botë
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Evropa
Pamje të frikshme nga Bukureshti: Momenti kur një grua “shtypet për vdekje” nga një grumbull bore që bie nga lart

Pamje të frikshme nga Bukureshti: Momenti kur një grua “shtypet për vdekje” nga një grumbull bore që bie nga lart

Rumania
Kalo në kategori