LAJMI I FUNDIT:

Bernanke paralajmërim për financat

Bernanke paralajmërim për financat

Kreu i Rezervës Federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ben Bernanke paralajmëroi Kongresin amerikan mbi pasojat që do të ketë në ekonominë e SHBA-së një vendim që nuk do të sillte rritjen e tavanit të huasë.

Bernanke tha se SHBA mund të humbasë vlerësimin e AAA në klasifikimin për kreditë nëse Kongresi nuk rrit tavanin e huasë që aktualisht është 14.3 miliardë dollarë.
Ai tha se nëse nuk ka ndonjë ndryshim deri në muajin gusht, kjo do të pasohet negativisht tek financat amerikane.

Ndërkohë, zëvendëspresidenti Joe Biden u shpreh optimist për gjetjen e një marrëveshje me Republikanët për çështjen në fjalë. /Telegrafi/