LAJMI I FUNDIT:

Berlusconi kërkon shitjen e lojtarëve

Berlusconi kërkon shitjen e lojtarëve

Sipas mediumeve italiane, Silvio Berlusconi ka kërkuar nga Adriano Galliani që t’i shesë lojtarët për të rritur fondet e transferimeve, në mënyrë që klubi të investojë në lojtarë tjerë të rinj.

Telelombardia njofton se Berlusconi ka biseduar me Gallianin në telefon, me ç’rast i ka thënë se duhet të mendohet tri herë para se të bëjë një investim të madh. Me buxhetin aktual Galliani nuk mund të arrijë shumë në merkato.

Berlusconi kërkon t’i largojë lojtarët me paga të larta, pasi që vetëm për pagesat e lojtarëve, Milani shpenzon 86 milionë euro në sezon. Kaladze, Jankulovski dhe Oddo do ta shohin me sy sëpatën e Berlusconit nëse nuk largohen me vetëdëshirë. Madje edhe e ardhmja e Ronaldinhos është në dyshim, për shkak se braziliani nuk kërkon shkurtim të pagës. /Telegrafi/