LAJMI I FUNDIT:

Benayoun së shpejti te Chelsea

Benayoun së shpejti te Chelsea

Mediat angleze bëjnë të ditur se mesfushori i Liveproolit, Yossi Benayoun, së shpejti do të nënshkruajë me Chelsean.

Benayoun përmenden si mundësi për të zëvendësuar Joe Cole i cili u largua nga Chelsea pasi i skadoi kontrata me blutë.

Edhe pse u paralajmërua se pas largimit të Cole, Michael Ballack dhe Juliano Belletti, Chelsea do të promovojë lojtarë të ri në ekip, duket se ata dëshirojnë të sjellin edhe emra me përvojë siç është 30-vjeçari Benayoun.

Chelsea thuhet se tashmë ka arritur marrëveshje me izraelitin për një kontratë katërvjeçare, ndërsa pritet tash të përfundojë bisedat edhe me Liverpoolin, të cilit ekip pritet t’i paguajë 6 milionë funte. /Telegrafi/