LAJMI I FUNDIT:

Behrami kthehet në radarin e Romës

Behrami kthehet në radarin e Romës

Mesfushori kosovar i West Hamit, Valon Behrami, ka rënë përsëri në radarin e Romës.

Mediat në Apenine pohojnë se Roma do të kthehet seriozisht në garë për Behramin, pasi që Giallorossët ishin të përkushtuar në transferimin e Nicolas Burdissos.

Megjithatë, thuhet se Roma nuk do ta ketë dhe aq të lehtë transferimin e Behramit, marrë parasysh se për të janë të interesuar Palermo, Hamburgu, Schalke dhe Galatasaray.

Roma pritet që të shesë Julio Baptistan dhe portierin Doni në mënyrë që ta transferojë Behramin. /Telegrafi/