LAJMI I FUNDIT:

Barçës për t’u shpallur kampione e La Ligas i duhet vetëm gjysma e pikëve të mbetura në lojë

Barçës për t’u shpallur kampione e La Ligas i duhet vetëm gjysma e pikëve të mbetura në lojë
Messi duke festuar golin me Dembele (Foto: Getty Images)

Pas barazimit të Real Madridit dhe Atleticos, Barcelona është shumë afër të fitojë titullin e La Ligas.

Tani klubi katalunas ka 11 pikë më shumë se Atletico që renditet në vendin e dytë me 68 pikë (Valencia 65 pikë, Reali 64 pikë).

Në La Liga kanë mbetur vetëm edhe shtatë xhiro, pra 21 pikë në lojë, por që Barcelona të fitojë titullin i duhen edhe 10 pikë.


Por, gjithmonë nëse Atletico fiton ndeshjet e radhës, nëse skuadra e Diego Simenoes humbet, apo barazon, atëherë edhe numri i pikëve për titull ndryshon.

Më poshtë keni xhirot e ardhshme në La Liga të Barcelonës dhe Atleticos:

Xhiro 32: Barcelona-Valencia  / Atlético-Levante

Xhiro 33: Celta-Barcelona  / Real Sociedad-Atlético

Xhiro 34: Barcelona-Villarreal  / Atlético-Betis*

Xhiro 35: Deportivo-Barcelona  / Alavés-Atlético

Xhiro 36: Barcelona-Real Madrid  / Atlético-Espanyol

Xhiro 37: Levante-Barcelona  / Getafe-Atlético

Xhiro 38: Barcelona-Real Sociedad  / Atlético-Eibar

** Barça atë vikend do të luajë finalen e Kupës dhe dueli ndaj Villarraalit është shtyre me 9 maj. /Telegrafi/