Barcelona është gati të dërgojë ofertë zyrtare për Neymarin

Barcelona po përgatitet të fillojë zyrtarisht bisedimet me Paris Saint-Germain rreth nënshkrimit të sulmuesit brazilian, Neymar.
Kampionët e Ligue 1 kanë qenë të palëkundur ndaj çmimit të tyre për brazilianin dhe i janë përmbajtur vlerësimit të tyre prej 222 milionë eurosh, aq sa e blenë atë nga Barça në vitin 2017.
Megjithatë, mund të ketë lëvizje mbi atë çmim, pasi 27-vjeçari është i prirur të kthehet në Camp Nou dhe gjigantët e La Ligës janë duke u përgatitur për të bërë një ofertë zyrtare në ditët në vijim.
Në të vërtetë, në një verë që është mbizotëruar nga spekulimet në lidhje me të ardhmen e Neymarit, presidenti i klubit katalunas Josep Bartomeu doli në publik me pretendimin e tij se ish-ylli i Santosit dëshironte të largohej nga parisienët.
Dhe ndërsa Neymar është rikthyer në stërvitje me klubin francez, ai nuk ka luajtur asnjë rol në përgatitjet e tyre para-sezonale dhe u desh të shikonte nga tribunat, fitoren 2-1 të ekipit të tij ndaj Rennes në kuadër të Superkupës së Francës.

Sipas mediumit Goal.com, skuadra e Ligue 1 është në dijeni të dëshirës së lojtarit për t’u bashkuar me Barçën dhe largimi i tij mund të kishte ndodhur tashmë nëse skuadra e mundshme blerëse nuk do të ishin Blaugranët.
Kjo për shkak se marrëdhëniet midis të dy klubeve janë prishur qysh kur Neymar mori vendimin të largohej nga Barcelona, në rrethana disi të çuditshme për t’u transferuar në Francë.
Si rezultat, PSG nuk do ta bëjë të lehtë kryerjen e transferimit për skuadrën e Ernesto Valverdes edhe pse ata do të jenë të vetëdijshëm për ndikimin negativ që një saga e vazhdueshme do të ketë në klub përpara fillimit të sezonit 2019-20.
Për këtë qëllim, koha po mbaron që Barça të bëjë ndonjë marrëveshje të mundshme, me nisjen e Ligue 1 më 9 gusht, ndërsa sezoni i ri i La Liga fillon zyrtarisht një javë më vonë, më 16 gusht. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liverpooli dëshiron të nënshkruajë me yllin e Interit që vlen 75 milionë euro

Barcelona planifikon të nënshkruajë me një sulmues anësor dhe një mbrojës krahu këtë verë

Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

Gjiganti anglez gati të shpenzojë 50 milionë për De Jong, Barcelona po e shqyrton ofertën

PSG tundon Lamine Yamalin duke i ofruar kontratën marramendëse që merrte Mbappe

Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Pse Izraeli e bombardoi sërish Gazën dhe çfarë do të ndodhë me armëpushimin?

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin