eksperti-banner

Neymar thuhet se është në 'luftë të hapur' me klubin e tij, Paris Saint-Germain.

Sulmuesi brazilian ka thënë disa herë së dëshiron largimin nga klubi parisien dhe në mendjen e tij është një rikthim te Barcelona.


Sipas gazetës Sport, kjo sagë mes Neymarit dhe klubit po vazhdon pasi sulmuesi mbetet i qartë se dëshiron të largohet nga gjigantët francezë, por tani situata është acaruar.

Me brazilianin që refuzoi të takohej me drejtorin sportiv të PSG-së, Leonardo, është e qartë se shpresa për një marrëveshje që lojtari të qëndrojë në klub ka kaluar.

neymar lors d un deplacement du psg cette saison 258295

Ndërsa, lojtari më i shtrenjtë në botë nuk ka asgjë për të thënë, tensionet kanë arritur kulmin e tyre midis dy palëve.

U raportua edhe për një lejim të transferimit për 300 milionë euro, por tani drejtuesit duan t'i japin edhe disa dënime lojtarit para largimit. /Telegrafi/

telegrafi sport app