LAJMI I FUNDIT:

Barca vetëm 50m euro për përforcime të reja

Barca vetëm 50m euro për përforcime të reja

Barcelona thotë se ka vetëm 50 milionë euro në dispozocion për të harxhuar gjatë afatit kalimtar të verës.

Gjiganti spanjoll është detyruar të marrë një kredi pesëvjeçare në vlerën e 155 milionë eurove gjatë kësaj jave, për të zgjidhur problem e kamotshme me paratë.

Barca ka pasur probleme me pagat e lojtarëve dhe stafit që nga qershori dhe presidenti i ri Sandro Rosell ka për qëllim të zgjidhë krizën financiare të klubit.

“Klubi ka rreth 50 milionë euro për të harxhuar në lojtarë të rinj këtë sezon. Në këtë rast, blerja e David Villa (40 milionë euro) është ekuilibruar me shitjen e Yaya Toure dhe Dmytro Chygrynskiy. Kjo do të thotë se klubi ka edhe 50 milionë euro për të harxhuar”, thuhet në deklaratën zyrtare të klubit. /Telegrafi/