LAJMI I FUNDIT:

Banka Qendrore paralajmëron krizë financiare në Slloveni

Banka Qendrore paralajmëron krizë financiare në Slloveni

Sipas vlerësimeve të Bankës Qendrore të Sllovenisë, ky shtet rrezikon të bjerë më thellë në borxhe, nga sa e priste qeveria.

“Deficiti buxhetor i këtij viti do ta kapërcejë kufirin e gjashtë përqindshit, tha shefi i Bankës Qendrore, Marko Kranjec për gazetën Veçer të Lubjanës.

Ndihmat shtetërore për bankën Nova Ljubljanska Banka (NLB) dhe Hekurudhat Sllovene e kanë rritur deficitin.

Kranjec bëri thirrje për uljen e borxhit publik këtë vit, borxh që pritet të zë 43 për qind të rritjes ekonomike.


Ekziston droja se Sllovenia do të kthehet në rastin tjetër problematik, në krizën e borxheve evropiane. /Telegrafi/