LAJMI I FUNDIT:

Ballkani fiton lehtësisht dhe merr kryesimin në Ipko Superligë

Ballkani fiton lehtësisht dhe merr kryesimin në Ipko Superligë

Ballkani ka shënuar fitoren e dytë radhazi në shtëpi, ku kësaj radhe ka mposhtur Dukagjinin e Klinës me rezultat të pastër 3-0.

Vetëm pas 18 minutash lojë vendasit e gjetën golin e parë, kur realizoi Blend Baftiu pas një topi të kthyer nga portieri mysafir Muhaxhiri për 1-0.

Vendasit e ngritën epërsinë në 2-0 katër minuta më vonë, kur Arbër Hoxha depërtoi bukur dhe nga distanca realizoi për 2-0.


Kur po pritej që skuadrat të shkonin në pushim mes pjesëve, Ballkani realizoi edhe golin e tretë.

Ishte sulmuesi Jetmir Topalli që realizoi për ta trefishuar epërsinë.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e qetë me vendasit që nuk shpenzonin shumë energji pasi ndeshja ishte vetëm e fituar.

Fitorja ndaj Dukagjinit e ka rikthyer Ballkanin në krye të Ipko Superligës së Kosovës, ku tani ka 26 pikë, dy më shumë se Gjilani në pozitën e dytë.

Ndërkohë Dukagjini mbetet e fundit në tabelë me vetëm shtatë pikë pas 12 takimeve.

Lideri aktual i Superligës, Ballkani në xhiron e ardhshme do të ketë punë të vështirë pasi luan në udhëtim te Feronikeli.

Vështirë do të ketë edhe Dukagjini, pasi para adhuruesve të vet do të luaj ndaj Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori