LAJMI I FUNDIT:

Australi, për herë të parë një grua kryeson listën e më të pasurve

Australi, për herë të parë një grua kryeson listën e më të pasurve

Gina Rinehart e cila është në krye të kompanisë xeherore u bë gruaja e parë që kryeson listën e australianëve më të pasur, publikoi revista financiare BRW.Gina Rinehart e ka trashëguar kompaninë e cila merret me industrinë xeherore nga babai i saj dhe e zgjeroi biznesin në sektorin televiziv. Ajo vitin e kaluar e dyfishoi pasurinë e saj e cila tani arrin 10.3 miliardë dollarë australianë apo 7.6 miliardë euro.

“Për herë të parë në 28 vitet e ekzistimit në listën e 200 australianëve më të pasur në revistën BRW një grua zë vendin e parë”, deklaroi Endrju Hitkot, botues i kësaj gazete ekonomike.

Rinehart (57) në vitin 1992 mori menaxhimin e kompanisë nga babai i saj Lang Henkok, i cili është njëri nga pionierët e industrisë xeherore australiane. Prej atëherë ajo zhvilloi një zinxhir të minierave në Australinë Perëndimore dhe në shtetin federal Kuinslend.
Rinehart vendin e parë në mesin e më të pasurve e mori nga Frank Loui i cili u pasurua përmes qendrave tregtare, por gjatë rangimit për vitin e kaluar ra në vendin e gjashtë me 4.98 miliardë dollarë australianë.

Në mesin e 200 australianëve më të pasur dominojnë burrat dhe ka vetëm 15 gra.
Siç vëren revista, pronësia e përgjithshme e 200 australianëve më të pasur është rritur për 23 për qind për një vit dhe tani arrin 167.25 miliardë dollarë australianë. /Telegrafi/