LAJMI I FUNDIT:

Atentat në Tiranë, plagoset një pronar i argjendarisë

Atentat në Tiranë, plagoset një pronar i argjendarisë

Pronari i një argjendarie në rrugën e Dibrës në Tiranë ka mbetur i plagosur mëngjesin e kësaj të hëne.

Informacionet paraprake bëjnë të ditur se ka pasur të shtëna me armë në këtë zonë rreth orës 09.30.


Nga hetimet e para është plagosur me armë zjarri Vangjel Kashara, 28 vjeç.

Ai është qëlluar nga një person i paidentifikuar, dhe sipas policisë ishte i veshur me të bardha, rreth 160 cm i gjatë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

I plagosuri është transportuar menjëherë në spital ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Në vendin e ngjarjes është sekuestruar edhe gëzhoja e armës, e llojit pistoletë.

Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të zonës, dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Nuk përjashtohet mundësia që ngjarja të ketë qenë dhe tentativë për grabitje, por gjithçka pritet të sqarohet nga uniformat blu.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori