Asnjë mjek s’e kuptonte origjinën e sëmundjes së saj, 18-vjeçarja studion mjekësi dhe diagnostikon veten
Është historia e Israa Altayeh, një vajzë jordaneze që vuante nga dhimbje të forta të kyçeve, humbje të vetëdijes dhe simptoma të tjera të rënda, pa ndonjë arsye të dukshme, që në moshë të hershme.
Historia e saj ka bërë xhiron e mediave ndërkombëtare.
Asnjë mjek nuk ishte në gjendje të kuptonte origjinën e sëmundjes së saj. Derisa në moshën 18-vjeçare ajo filloi të studionte mjekësi dhe të diagnostikonte vetë sëmundjen e saj, shkruan Huffingtonpost.it
Duke mos gjetur zgjidhje pavarësisht kontrolleve mjekësore të kryera edhe jashtë vendit, Israa filloi të studionte tekstet mjekësore dhe si përfundim e zbuloi vetë se vuante nga sindroma Ehlers Danlos (EDS), një sëmundje e rrallë që prek një në 20 mijë njerëz në botë.
Patologjia ka të bëjë me indet lidhëse dhe përfshin simptoma që variojnë nga problemet e kyçeve, të lëkurës e deri te sistemi i tretjes. Të njëjtat çrregullime që vajza vuante prej moshës 10-vjeçare. Tani për tani nuk ka ndonjë kurë specifike për këtë gjendje.
Për problemet që ajo kishte me stomakun, mjekët duhet ta pajisnin vajzën me një tub ushqyes të lidhur me zorrën e hollë.
“Kam marrë ushqim dhe ilaçe të veçanta për gjendjen time nga Amerika dhe gjëra të tjera për të zvogëluar problemet e kyçeve. Tani kam shpresë, tani mund të filloj të mendoj përsëri për të ardhmen sikurse vajzat në moshën time. E di që do të duhet ende kohë për trajtimet, por unë dola nga errësira”, -tha Israa duke ndarë përvojën e saj edhe përmes rrjeteve sociale.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë