LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet shtetasi sirian në Prishtinë, tentoi të vjedh në një veturë

Arrestohet shtetasi sirian në Prishtinë, tentoi të vjedh në një veturë
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas sirian, pasi që i njëjti ka tentuar të kryej vjedhje në një veturë në Prishtinë.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur ditën e martë, rreth orës 05:00, transmeton Telegrafi.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull shtetas sirian pasi i njëjti ka tentuar të kryej vjedhje nga vetura e viktimës mashkull Kosovar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.


Më tej, Policia bën të ditur se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/