Autoritetet në Angli publikuan të premten një listë të vendeve, qytetarët e të cilave nuk kanë nevojë t’i nënshtrohen karantinës, nëse shkojnë në këtë vend.
Lista përfshin Greqinë, Spanjën, Francën dhe Belgjikën dhe do të hyjë në fuqi më 10 korrik.
Vendet si Kina, Shtetet e Bashkuara, Kosova, Suedia dhe Portugalia nuk janë në listë, çfarë do të thotë se qytetarët e tyre do të duhet të izolohen për 14 ditë nëse shkojnë në Angli.
Skocia dhe Uellsi nuk kanë vendosur ende nëse do t’i lehtësojnë kufizimet e udhëtimit.
Kufizimet janë ndërmarrë në fillim të qershorit, në përpjekje për të ndaluar importimin e rasteve me coronavirus në vend, pasi numri i rasteve lokale po binte.
“Në vend që t’i vendosim në karantinë të ardhurit nga e gjithë bota, ne do t’i vendosim vetëm ata që vijnë nga ato vende ku virusi fatkeqësisht nuk është nën kontroll”, tha në një konferencë për media kryeministri britanik, Boris Johnson, shkruan rel.
Mbretëria e Bashkuar ka numrin më të madh të viktimave nga coronavirusi në Evropë: mbi 44,000. Ajo po ashtu prin me numër të të infektuarve: mbi 285,000.
Në aspektin global, SHBA-ja është e para edhe me numër të të prekurve, edhe të viktimave.
Coronavirusi ka prekur afro 11 milionë njerëz në gjithë botën.
Prej tyre, mbi 522,000 kanë vdekur dhe mbi 5.7 milionë janë shëruar.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
NATO ka nisur një nga dislokimet më të mëdha detare
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre