LAJMI I FUNDIT:

Analizë nga Imer Mushkolaj e Alban Zeneli për vetërregullimin e mediave online në Kosovë: Fokusi në Këshillin e Mediave të Shkruara

Analizë nga Imer Mushkolaj e Alban Zeneli për vetërregullimin e mediave online në Kosovë: Fokusi në Këshillin e Mediave të Shkruara

Në serinë e tretë të “Përballje Podcast” është diskutuar për rolin dhe përgjegjësinë e Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës.

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës është një trup vetërregullues i formuar për dhe nga sektori i mediave të shkruara.  Fjala e lirë, e drejta e qytetarëve për t’u informuar plotësisht, me kohë, dhe respektimi në tërësi i Kodit etik të gazetarisë janë baza mbi të cilën vepron KMShK.


Qëllimi i KMShK-së është ta mbrojë qytetarin nga shkrimet e pavërteta si dhe ta mbrojë gazetarin nga ankesat e pambështetura.

Besimi në media është i domosdoshëm, andaj ky podcast analizon se si është bërë vetërregullimi i mediave online në Kosovë, por edhe sa respektohet Kodi etik i KMShK-së që ka të bëjë me raportimin e së vërtetës, raportimin nga aksidentet, tragjeditë, e drejta për t’u përgjigjur, mbrojtja e fëmijëve dhe të miturve, privatësia dhe roli i KMSHK-së dhe mediave në këtë aspekt.

Drejtori ekzekutiv i Këshillit për Media të Shkruara, Imer Mushkolaj thotë se nuk është se qytetarët e rëndomtë kanë informacion për këta trupa rregullues ose vetërregullues edhe në shtete tjera.

“Nuk po du me amnistu pse qytetarët nuk kanë informacione, por thjeshtë informacione zakonisht marrin kur ata konsiderojnë se atyre iu është bërë e padrejtë nga mediat, dhe atëherë fillojnë të interesohen se çfarë është Komisioni për Media, çfarë është Këshilli i Mediave të Shkruara, pra nuk janë institucione apo organizatë që është e shpërfaqur në kuptimin që secili qytetar duhet të dijë se ekziston”, ka deklaruar Mushkolaj, shkruan Telegrafi.

Imer Mushkolaj gjatë diskutimit në “Përballje Podcast”, foto: Ridvan Slivova

Sipas tij, në Kosovë një pjesë e qytetarëve munden me ditë që mediat rregullohen dhe vetë-rregullohen.

“Këto janë dy koncepte, te mediat që rregullohen, bëjnë pjesë radiot dhe televizionet, për shkak se ekziston një Komision i Pavarur për Media, dhe ato duhet të licencohen. Në anën tjetër, mediat e shkruar, mediat online, ato vetërregullohen. Ato përpiqen dhe bëhen bashkë duke u mundur të zgjedhin problemet bashkë, duke u bazuar në kodin etik”, ka deklaruar Mushkolaj.

Ndërsa, Alban Zeneli, profesor i gazetarisë në UP, i angazhuar nga NDI për hulumtimin dhe analizën për KMSHK tregon se qëllimi i këtij hulumtimi është të tregohet se si funksionon ky institucion dhe çfarë duhet bërë në aspektin e reformave dhe qëndrueshmërisë financiare.

“Kemi intervistuar 10 njerëz, duke bërë një analizë të dokumenteve që lidhen me Këshillin e Shkruar të Mediave, duke u nisur prej Kushtetutës së Kosovës që flet për lirinë e shprehjes dhe e garanton një gjë të tillë, duke vazhduar te Ligji për shpifje, i cili është i vetmi që përmend ndonjë organizate joqeveritare. Me pas parasysh, KSHM në kuptim legal funksionin si organizatë joqeveritare dhe në këtë kuptim mendoj që është shumë specifik karakteristikat e këtij organi vetërregullues, e shpesh herë i kalon përkufizimet që u bëhen organizatave joqeveritare”, ka deklaruar Zeneli, shkruan Telegrafi.

Alban Zeneli gjatë diskutimit në “Përballje Podcast”, foto: Ridvan Slivova

Sipas tij, KSHM ka vështirësi financiare, në kuptim të organizimit.

“Këshillit të Mediave të Shkruara u janë shtuar punët, ndërkohë që zyra ekzekutive ka nevojë për staf më shumë dhe për resurse për profesionale humane që me i trajtu ankesat e qytetarëve”, thotë ai.

Ndryshe, në këtë seri të podcastave ne po fokusohemi për dezinformimin, keqinformimin, edukimin medial dhe qëndrueshmërinë e mediave.

“Përballje Podcast” realizohet me mbështetjen e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në Kosovë. Opinionet e shfaqura në këtë podcast nuk pasqyrojnë domosdoshmërish pikëpamjet dhe qëndrimet e NDI dhe USAID. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori