Falë Paul McCartneyt dhe teknologjisë së AI-së, më në fund do të finalizohet demoja e papërfunduar e këngës Now and Then. A do ta kishte lejuar John Lennoni këtë?
Nga: Neil Mccormick, kritik i muzikës / The Daily Telegraph
Përktheu: Telegrafi.com
Paul McCartney ka njoftuar se [grupi] Beatles do të rikthehet me këngën e fundit, të kompletuar me ndihmën e inteligjencës artificiale. Është një nocion që në thelb mund të duket shqetësues për disa adhurues: grupi i dashur që u shpërbë 53 vjet më parë, me vetëm dy anëtarë që ende jetojnë, ringjallet nga fuqia e teknologjisë. Janë Chat, Paul, Bard dhe Ringo – Katërshja e Rifabrikuar (dhe ½).
Megjithatë, përpara se të bëhemi shumë distopikë në lidhje me botat Beatle dhe me vizionet e Lucy in the SkyNet me Rhinestones [Beatles kanë kënduar këngën Lucy in the Sky with Diamonds – Lusi në qiellin me diamante. Titulli që përmend autori ndërlidhet me sistemin apokaliptik të inteligjencës artificiale SkyNet – në filmat Terminator – ndërsa Rhineston është diamant i rremë – shën. i përkth.], ia vlen të hedhim një vështrim më të afërt për atë se çfarë në të vërtetë po ndodh.
Kënga titullohet Now and Then [Tash dhe atëherë], e incizuar fillimisht në kasetë si një demo e papërpunuar me piano – nga John Lennoni më 1978, dy vjet para vrasjes së tij. Është incizim i besueshëm, me zhurma në sfond, ku Lennon interpretin – siç pritej, si i ngrysur – dhe që e këndon një melodi të ëmbël melankolike me falseto të butë duke kaluar në murmuritje të paqarta për të plotësuar [më vonë] vargjet e papërfunduara. Toni është një apologji e dashurisë dhe përfshin një çift të pavdekshëm: Nëse duhet të shkosh / Nda-da-doo doo doo dhe Dua të de-ne-dunna dee / Unë du-duh kthehu tek unë.
https://youtu.be/tPE795oaw6Y
Kaseta më vonë iu dha McCartneyt – nga e veja e Lennonit, Yoko Ono – me shënimin e shkruar me dorë të Johnit, që thjesht thoshte “Për Paulin”. Ia jep një aspekt prekës këngës, që mund të interpretohet se e trajton marrëdhënien mes dy bashkëpunëtorëve të vjetër: Tani dhe atëherë më mungon / Herë pas here dua që të kthehesh tek unë.
Tre bitellsët e mbijetuar e kanë bërë një tentim për ta kthyer atë në një këngë të re të grupit Beatles – për projektin Antology të vitit 1995. Sipas producentit Jeff Lynne, ata e kaluan një ditë duke e krijuar një “pjesë mbështetëse, një punë e vështirë që në fakt nuk e përfunduam”. McCartney më vonë pohoi se Harrisoni e shpalli këngën “si mbeturinë”, duke i shtyrë ata që ta braktisnin.
Që nga vdekja e Harrisonit më 2001, ndryshoi baza e pushtetit “demokratik”. “Kjo [këngë] ende po zvarritet”, vuri në dukje McCartney më 2012, kur premtoi se “do ta përfundojë në njërën nga këto ditë”.
Epo, dita ka ardhur, sepse teknologjia është përmirësuar. AI-ja [inteligjenca artificiale] është bërë term i dobishëm, por shpeshherë i keqpërdorur nga të gjitha llojet e përparimeve të programimit kompjuterik. McCartney nuk i ka futur tekstet e Lennonin në ChatGPT, për t’i plotësuar boshllëqet, as nuk e ka përdorur një emulator të vokalit për të rikrijuar dëshmi të zërit të Lennonit – që të dy këto që tashmë janë të mundshme.
McCartney në fakt e ka përdorur teknologjinë e zhvilluar për dokumentarin Get Back të Peter Jacksonit – të vitit 2021 – ku kompjuterët u trajnuan për të njohur zërat e bitellsëve dhe për t’i ndarë ato nga zhurmat e sfondit dhe nga instrumentet e tjera, për ta krijuar kështu një audio “të pastër”. Izolimi dhe forcimi i vokalit të Lennonit do të thotë se demoja origjinale mund të sillet në standardet bashkëkohore të studios, me vetë McCartneyn që e përfundon këngën. Harrisoni, pavarësisht pikëpamjeve të tij të raportuara, gjithashtu do të jetë aty me pjesët e incizuara më 1995.
Megjithatë, siç ka thënë Jeff Goldblum, shkencëtari i shqetësuar në [filmin] Jurassic Park: “Vetëm pse mundesh, nuk do të thotë se duhet”. Ka polemika të shtuara për popin e rremë që krijohet duke i përdorur emulatorët e AI-së të yjeve të tashme, si Drake, Rihanna dhe Kanye West.
Siç qëndron puna sot, ligjet e të drejtave të autorit e bëjnë të vështirë fitimin e parave nga AI-ja, kur ajo i imiton artistët e gjallë. Nga ana tjetër, popi i gjeneruar tërësisht nga AI-ja shpejt mund të vërshojë faqet e transmetimit, si një lloj muzaku [muzika në sfond që lëshohet në dyqanet dhe institucionet e tjera publike – shën. i përkth.] nga AI-ja, duke ofruar alternativa të licencuara me çmim të ulët në raport me përmbajtjet e krijuara nga njeriu. Dhe, ka brenga në lidhje me mbajtësit e të drejtave për yjet e vdekura që i licencojnë zërat e klonuar me AI. Tashmë kemi albume me remikse – të yjeve që nga Elvis Presley deri te Billie Holiday – me prapavija të reja bashkëkohore ose orkestrale. A mund të përballemi së shpejti me muzikën krejtësisht të re, gjoja nga [emrat si] Elvis, Jimi Hendrix, Michael Jackson, Whitney Houston, Amy Winehouse apo edhe The Beatles, pa përfshirjen e anëtarëve të tyre të fundit të gjallë, McCartney dhe Ringo Starr? A do të pajtohej i ndjeri George Harrison me këtë, që siç duket u pajtuan trashëgimtarët e pasurisë së tij? Çfarë do të bënte John Lennoni me një vokal të tillë joformal dhe në zhvillim, që shpërthehet në gjithë botën si notë hiri për karrierën e tij yjore?
Vetë McCartney pranoi se ka rezerva në lidhje me përdorimin e AI-së në muzikë. “Është disi e frikshme, por emocionuese, sepse është e ardhmja. Vetëm duhet të shohim se ku të çon kjo”. Por, ne tashmë jemi duke qëndruar në greminën e diçkaje që pothuajse me siguri do ta ndryshojë – përgjithmonë – muzikën pop.
Ndërkohë, adhuruesit e grupit Beatles kanë një shans të fundit për t’i dëgjuar katër anëtarët e një grupi të dashur, teksa e shtojnë një këngë të re në trashëgiminë e tyre të jashtëzakonshme. Një baladë e trishtuar besnikërie dhe pajtimi, mund t’ia japë një kod të ëmbël historisë së bitëllsave. Le të jemi të sinqertë, çdo adhurues i grupit dëshiron ta dëgjojë atë. McCartney e ka quajtur “incizimi fundit për [grupin] Beatles”. Por, a është me të vërtetë? Ose, një hap tjetër drejt një të ardhmeje të popit të AI-së në të cilën karriera kurrë nuk mbaron, por vazhdon të shtohet me përsëritje gjithnjë e më të falsifikuara nga gjenerimet e kompjuterëve. Ndoshta është vërtet koha që Beatles të lejojnë që kjo të bëhet [Let it Be]. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistoria e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Qyteza ku ende përdoret aramaishtja - gjuha të cilën e fliste Jezu Krishti! (Video)
Softueri i Plagjiaturës zbulon “të vërtetat” për 11 vepra të Shekspirit
Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
Çfarë është dinjiteti?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë
Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin
Tragjedi nga Athina: Lojtari i Kombëtares së Greqisë, ish lojtari i Sheffield United është gjetur i vdekur në pishinë
"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false
Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025
Fanella me të cilën Palmer realizoi rekord shitet për shifër rekorde në ankand