LAJMI I FUNDIT:

Adler: Neuer ka përparësi

Adler: Neuer ka përparësi

Portieri i Bayer Leverkusen, Rene Adler, ka pranuar se ai është jofavoriti në luftë me Manuel Neuer për portën e Gjermanisë.

“Unë e shoh veten si pjesë të ekipit, por për mua është e qartë se Manuel Neuer tani ka një përparësi. Ekipi luajti një kampionat të shkëlqyer dhe kështu bëri edhe Neuer. Unë jam realist dhe për këtë arsye them se ai është në avantazh”.

“Unë nuk dorëzohem, por natyrisht se qëllimi im është që të sfidoj përsëri dhe ta vë në pikëpyetje pozitën e tij”, deklaroi Adler. /Telegrafi/