Biznese të shumta nga Zvicra vizituan sot Kosovën, ku u njoftuan nga krerët e shtetit për mundësitë që ofron vendi ynë për ta. Zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari – Lila, tha se Zvicra mbetet mbështetësi më i madh i sektorit privat, ndërsa investimet e huaja nga ky vend janë në rritje. “Në vitin 2012 investimet e huaja nga Zvicra janë rritur për 30 për qind, duke u bërë vendi i tretë më i madh sa i përket investimeve në Kosovë”, theksoi ajo.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari – Lila, i informoi dhjetëra investitorë potencialë nga Zvicra për iniciativat që Qeveria e Kosovës po ndërmerr në vazhdimësi për përmirësim të ambientit për të bërë biznes. Theks të veçantë i dha krijimit të zonave të lira ekonomike, Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, ku Kosova është vendi i vetëm në rajon që ka këtë organ me qëllim të intensifikimit të dialogut publiko-privat.
Ministrja Kusari – Lila shtoi se Kosova ka marrëveshje për mbrojtjen dhe promovimin e investimeve me Zvicrën, që shërben si garantues ligjor për çdo investitor nga vendi i tyre. Për fund, zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari – Lila përmendi sektorët e energjisë dhe minierave, bujqësisë, procesimit të ushqimit, drurit dhe metaleve si dhe një mori sektorësh tjerë me potencial të lartë për investitorët nga jashtë.
Pjesë e këtij forumi të rëndësishëm , tanimë vjetor, ishte ambasadorja zvicerane në Kosovë, znj. Krystyna Marty Lang, e cila tha se Kosova ka një qasje mike ndaj bizneseve dhe se është duke shënuar progres në prodhim. Ajo u shpreh se vendin që ajo e përfaqëson e përkrah fuqishëm Kosovën në zbutjen e papunësisë dhe përmirësimin e mëtejmë të ambientit për të bërë biznes.
Më tutje, kryeshefi i Agjencisë për Promovimin e Investimeve (APIK), Valdrin Lluka, prezantoi në aspektin teknik arsyet pse të investohet në Kosovë si dhe asistencën e agjencisë të cilën ai e drejton mund ta ofrojë për çdo investitor që sheh Kosovën si destinacion për të investuar.
Në fund, u prezantuan eksperiencat e investitorëve aktualë në Kosovë. Të martën delegacioni me biznese zvicerane i përcjellë nga kryeshefi i APIK-ut dhe nga përfaqësues të ECIKS do të bëjnë vizita në Gjakovë dhe Gjilan. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
GoBau – Kositëse bari
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë