Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bashkimit të Sindikatave të Punëtorëve të Kosovës (BSPK), pasi që pretendojnë se i njëjti, si anëtar i bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe të KEDS-it nuk ka bërë asgjë për të drejtat e punëtorëve, duket ta ketë nervozuar këtë të fundit. I pari i BSPK-së, këta anëtarë, që përfaqësojnë sindikata të ndryshme, i ka quajtur të dehur dhe jo legjitim.
Haxhi Arifi, ka shfrytëzuar konferencën e thirrur për media, ku ka ripërsëritur se më datën 29 maj, duke filluar nga ora 11 e 55 minuta, në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë do të organizohet protestë, gjatë së cilës do të paraqiten kërkesat për mbrojtjen e punëtorëve kosovarë.
Ai ka thënë se përveç BSPK-së, asnjë sindikatë tjetër nuk ka kompetenca për përfaqësimin e punëtorëve në vend dhe se e njëjta vepron mbi ligjet dhe rregulloret e dala nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës.
“Ata që dëshirojnë ta mbrojnë drejtën e punëtorit dhe liritë sindikale, këtu mbrohen dhe jo rrugëve, jo me njerëz të dehur, jo me njerëz që nuk kanë pikë legjitimiteti, jo me njerëz që janë në pension. Ju i dini kush janë. Mos i thoni vetëm të zezat thoni edhe të arriturat e kësaj shtëpie. Ka bërë mjaftë këto dy vjetët e fundit. Pagat nuk i ka rritë dega e arsimit, as e shëndetësisë. Kjo BSPK i ka rrit. Ne kemi biseduar me qeverinë”, ka thënë ai.
Këto ankesa, në drejtim të BSPK-së, janë bërë të martën gjatë një tryeze, në të cilën u diskutua rreth organizimit sindikal në nivel vendi, sfidat dhe veprimet që sindikatat duhet të ndërmarrin për të konsoliduar radhët e veta. Aty u kërkua që të bëhet organizimi i një konfederate që do të mbronte interesat e përgjithshme të punëtorëve të Kosovë.
Vendimet u morën nga këto sindikata: Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, (SBAShK), Federata Sindikale e Shëndetësisë e Kosovës (FSShK), Sindikata e Policisë e Kosovës (SPK), Sindikata e Pavarur e Energjetikes e Kosovës (SPEK), Sindikata e Pavarur e Metalistëve e Kosovës (SPMK) dhe ajo e Administratës së Kosovës, transmeton KP.
Të gjitha këto Arifi i sheh si tendenca për t’ia zbehur fuqinë dhe rëndësinë protestës, e cila, sipas tij, nuk po i përshtatet njerëzve të tillë.
Fehmi Pajaziti, nga Këshilli Drejtues i Protestës, i ka ftuar të gjithë punëtorët në vend që t’i bashkohen protestës, e cila pritet të mbahet të premten e ardhshme.
“I ftojmë të gjithë klasën punëtore që më 29 maj t’i bashkëngjitën protestës në mënyrë të qetë, dinjitoze, pa dëmtuar, pa thyer, pa shkatërruar, që të marrin pjesë dhe të shprehin qëndrimet e tyre bashkërisht me neve”, ka thënë ai.
Kërkesat që do të parashtrohen në protestën e 29 majit janë, zbatimi i ligjeve për të drejtat e punëtorëve në praktikë, nënshkrimi i marrëveshjes kolektive, zbatimi i marrëveshjes për pagën minimale. Po ashtu, do të kërkohen miratimi i ligjit për pensionistët, pranimi i stazhit të punës për vitet: 1990-99, krijimi e fondit social për punëtorët që privatizimi i la pa punë dhe funksionimin e Odës së Veçantë të Gjykatës Supreme për 20 për qind nga privatizimi i ndërmarrjeve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë