Pozicionimi i Qeverisë është miratimi i ligjeve funksionale në harmoni me rregullat e BE-së, ka thënë Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, duke komentuar projektligjin për kontroll të duhanit. Nga ana e tij, zëvendëspresidenti i kompanisë ndërkombëtare të duhanit ‘Japan'Tobaco’, Christian Cring, u shpreh mirënjohës për diskutimet që po zhvillohen.
‘Kompania për prodhimin dhe tregtimin e duhanit ‘Japan Tobacco International’ (JTI) hapi sot zyrën në Kosovë. Në ceremoninë e hapjes, u prek çështja e projektligjit për kontroll të duhanit, nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj.
“Pozicionimi i Qeverisë së Kosovës është të miratojë ligje funksionale në harmoni me rregullat e BE-së. Për ne është me interes shëndeti publik, por njëkohësisht edhe funksionimi i ligjeve në harmoni me BE-në”, tha ministri Beqaj.
Ai u shpreh se janë të interesuar të mos ketë evazion fiskal dhe të mos ketë favorizim të ndonjë kompanie. Ndërsa, përfaqësuesi i kompanisë japoneze, Christian Cring, u shpreh mirënjohës për diskutimet rreth projektligjit.
“Si një investitor u jemi mirënjohës autoriteteve vendase që kanë diskutuar hapur shqetësimet që ne kemi në lidhje me projektligjin e ri mbi kontrollin e duhanit. Shpresojmë se për ligjin do të zbatohen modelet efektive të BE-së”, tha Cring.
Ministri Beqaj paralajmëroi se shumë shpejt do të organizohet një takim me komunitetin e biznesit për t’i diskutuar në hollësi shqetësimet e biznesit për këtë projektligj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë