Nga e enjta do t’i ipet fund hyrjes së mallrave nga Serbia për në Kosovë në masën prej 3.5 tonë, pa iu nënshtruar taksave doganore, cila ka qenë në fuqi prej 21 dhjetorit deri më 10 janar dedikuar kryesisht serbëve të veriut.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës Adriatik Stavileci, ka thënë për Radio Dukagjinin se që nga nesër edhe në dy pikë kalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak do të fillojnë të aplikohen dispozitat e Kodit Doganorë si në të gjitha pikat tjera kufitare. “Gjithsesi se nesër Dogana do të fillojë që të gjitha mallrat të fillojë me zhdoganimin e atyre mallrave. Normalisht mallrave të cilat kanë status komercial. Mallrat të cilat do të lejohen me u fut pa taksa doganore, janë mallra të cilat lejohen me u fut në të gjitha pikat tjera doganore në Kosovë”, ka thënë ai.
Zëdhënësi o Doganës së Kosovës Adriatik Stavileci, ka thënë se përkundër kushteve të cilat në dy pikat doganore në veri janë më të vështira se në pikat tjera, Dogana është e gatshme që të kryej punën e sajë. “Kushtet në pjesën veriore janë më të vështira se në pikat tjera, duke filluar prej transportit dhe infrastrukturës. Por sidoqoftë Dogana dhe oficerët doganorë të cilat janë në ato dy pika doganore, bëjnë përpjekje maksimale që puna edhe në ato dy pika të zhvillohet njëjtë me sikurse në gjitha pikat tjera”, ka deklaruar Stavileci.
Ndryshe, zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë deklaruar se lehtësimi për mallrat që kanë hyrë nga Serbia në Kosovë për serbët e veriut deri në 3.5 tonë ka qenë masë lehtësuese për festat e fundvitit. /Dukagjini/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë