Qytetarët e Kosovës do të kenë furnizim të pandërprerë me energji elektrike për festat e fundvitit. Ky është premtimi i Korporatës Energjetike të Kosovës, që thotë se i ka bërë përgatitjet maksimale për dimër e për festat e fundvitit. Viktor Buzhala, zëdhënësi i KEK-ut, ka thënë se gjatë festës së Vitit të Ri do të ketë furnizim pandërprerë me energji elektrike për të gjithë qytetarët.
“Tash e një kohë të gjatë nuk jemi duke aplikuar reduktime për asnjë kategori, ashtu do të vazhdojë edhe për festat e fundvitit, për të cilat kemi bërë përgatitje maksimale”, ka thënë Buzhala. Dy blloqet e termocentralit ‘Kosova B’, dhe njësit A4 dhe A5 të TC ‘Kosova A’ së bashku janë duke prodhuar 800 megavate orë energji elektrike, transmeton Koha.net.
“Përveç prodhimit vendor ne edhe me import arrijmë që t’i furnizojmë të gjithë me energji elektrike pandërprerë”, ka thënë Buzhala.
Prishjet e rrjetit, sipas Buzhalës, janë duke shkaktuar probleme me furnizim, pasi sipas tij rrjeti nuk është në gjendjen e duhur teknike.
“Për t’i eliminuar prishjet, KEK-u u bën thirrje qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike. Po ashtu nëse ka prishje i lusim qytetarët që t’i paraqesin ato në numrat tanë kujdestarë menjëherë, në mënyrë që prishja të evitohet më shpejt”, ka thënë Buzhala. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
GoBau – Kositëse bari
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë