Në Ministrinë e Financave, u mbajt takimi i Komisionit të Granteve, ku të pranishëm ishin zëvendësministri i Financave, Ramadan Avdiu dhe Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, Kryetari i komunës së Junikut, Agron Kuçi, Zyrtari Kryesor Financiar i Komunës së Gjilanit, Ilmi Limani të cilët njëherit deri tani ka qenë edhe anëtar të këtij komisioni gjatë vitin 2012, si dhe Drejtori i Buxhetit Komunal në Ministrinë e Financave, Petrit Popova, njëherit kryesues i Sekretarisë së Komisionit të Granteve.
Në këtë takim, Komisioni i Granteve, bëri përzgjedhjen me short të anëtarëve të rinj për vitin 2013 (katër kryetarë të komunave), në pajtim me Ligjin e Financave të Pushtetit Lokal. Ky komision përbëhet nga 9 anëtarë, prej të cilëve katër janë nga Qeveria, një nga Parlamenti dhe katër anëtarët tjerë janë nga niveli komunal, që përfaqësohet nga tri komuna me shumicë shqiptare dhe një komunë me shumicë minoritare.
Për vitin 2013 anëtarë të këtij komisioni u zgjodhën kryetari i komunës së Istogut, Rahovecit, Obiliqit, si dhe Zyrtari Kryesor Ekzekutiv i Zyrës Administrative e Mitrovicës Veriore.
Në fund të këtij takimi Zëvendësministri i Financave, Ramadan Avdiu duke i uruar dhe i falënderuar të gjithë të pranishmit , ai uroi që anëtarët e rinj të punojnë me po aq përkushtim, sikurse kanë punuar anëtarët e deritanishëm.
Ndërsa, kryetarët e komunave, njëherit anëtarë të këtij komisioni gjatë vitit 2012, falënderuan Ministrinë e Financave dhe anëtarët tjerë të Komisionit të Granteve për punën dhe bashkëpunimin e deritanishëm. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Trajtimi i punëtorëve teknikë vazhdon të jetë shqetësues
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë