Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), gjatë periudhës janar – qershor të këtij viti, kanë arritur t’i tejkalojnë parashikimet e mbledhjes së të hyrave. Përfaqësues të këtyre dy institucioneve thonë se kanë arritur të realizojnë rreth 40 për qind nga plani vjetor. Megjithatë, ekspertët e ekonomisë shprehen skeptikë sa i përket realizmit të të hyrave të planifikuara.
Përfaqësues të Doganave dhe Administratës Tatimore të Kosovës thonë se që nga fillimi i këtij viti kanë arritur rezultate të mira në mbledhjen e të hyrave. Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavilevci thotë për Radio Evropa e Lirë se që nga fillimi i këtij viti, deri më tani kanë grumbulluar rreth 310 milionë euro.
“Që nga fillimi i këtij viti, nëse krahasohet kjo periudhë me periudhën e njëjtë të vitin të kaluar, dogana deri më tani e ka tejkaluar për 45.6 milionë euro, dhe kjo rritje është për 17.3 për qind. Vetëm javën e fundit, java 24, është 19 milionë euro më shumë, ndërsa e njëjta javë e vitit të kaluar ka qenë 16.3 milionë euro. Pra, do të thotë se në secilën javë kemi rritje të të hyrave”, thotë Stavileci.
Satvilevci thotë se do të bëjnë përpjekje që të arrijnë parashikimet e Qeverisë së Kosovës.
“Gjithashtu, në krahasim me cakun që e kemi për ketë vit, që është prej 830 milionë euro, Dogana e Kosovës është duke punuar që të arrijë atë cak. Dogana në krahasim e vitin e kaluar duhet të mbledh 130 milionë euro më shumë dhe kjo në përqindje i bie 18 për qind”, thekson Stavilevci.
Institucion i rëndësishëm për mbledhjen e të hyrave në Kosovë përveç Doganave, është edhe Administrata Tatimore e Kosovës. Këto dy institucione mbledhin mbi 90 për qind të të hyrave të planifikuara për shtetin e Kosovës.
Zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës, përmes një përgjigje me shkrim, kanë theksuar se që nga muaji janar e deri me datën 15 qershor të këtij viti, kanë realizuar të hyrat rreth 42 për qind nga plani vjetor 2011, apo gjithsej 20 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Fisnik Reqica nga Instituti Riinvest thotë se duke pasur parasysh kapacitet e këtyre dy mekanizmave, objektivat e parashtruara që të tejkalohen mbi 18 për qind në raport më vitin e kaluar, janë mjaft optimiste dhe mjaft të vështira të realizohen. Sipas tij, që të shihet realisht se sa kemi rritje, duhet të krahasohen muajit prej korrikut e tutje të vitit 2011 në raport me muajt e vitit 2010. “Ky evazion fiskal dhe ekonomia joformale duhet të luftohet në atë pjesë edhe këto mjete që nuk janë të interanalizuara për momentin në buxhetin e Kosovës, do të duhej të futeshin në mënyrë legale. Kjo ndoshta do të rrisë të hyrat dhe do të realizonte objektivat e qeverisë”, thekson Reqica.
Qeveria e Kosovës në buxhetin e këtij viti, nga Doganat e Kosovës, ka planifikuar të hyra 830 milionë euro, ndërsa nga Administrata Tatimore e Kosovës 270 milionë euro. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Inflacioni ndikon në rritjen e kostos së ndërtimit në Kosovë
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Amarildo Bakaj merr një fitore të madhe, detyron kundërshtarin që ta dorëzojë meçin
Neymari u dërgon brazilianëve të Real Madridit një ‘mesazh të tmerrshëm’ për Mbappen
Georgiev: Të pranojmë të vërtetën, Serbia e njohu Kosovën
Lamine Yamal zbulon se cila është diferenca kryesore mes Hansi Flickut dhe Xavit
Lotina Haziri publikon fotografi nga dasma e motrës së saj, ku dukej tejet elegante në krahët e Mozzikut
Disa prindërve u kërkohen verifikime shtesë për vazhdimin e shtesave për fëmijë, MF-ja pa sqarime