LAJMI I FUNDIT:

Juncker: Kriza e euros mund të shfaqet në Belgjikë dhe Itali

Juncker: Kriza e euros mund të shfaqet në Belgjikë dhe Itali

Presidenti i grupit të euros, kryeministri i Luksemburgut Jean-Claude Juncker, ka paralajmëruar se pjesëmarrja e bankave private në financimin e ndihmave të tjera për Greqinë, mund të bëjë që agjensitë e vlerësimit ta klasifikojnë vendin "si të paaftë për të paguar".

Kjo mund të ketë pasoja ekstreme për vendet e tjera të bashkimit monetar, ndër të tjera Belgjikën dhe Italinë, tha Junkcer për gazetën gjermane "Süddeutsche Zeitung". Falimentimi mund të infektojë Portugalinë dhe Irlandën, dhe për shkak të borxheve të mëdha edhe Belgjikën dhe Italinë, para se kjo të ndodhë me Spanjën. Çdo pjesëmarrje e kreditorëve privatë duhet të jetë vullnetare.

Nuk duhet të lindë përshtypja, se qeveritë ushtrojnë presion të madh mbi investitorët e Greqisë. Kancelarja gjermane Merkel dhe presidenti francez Nicolas Sarkozy folën të premten (17.6), për pjesëmarrjen e kreditorëve privatë në paketën e re të ndihmës për Greqinë. Rregullat e reja duhet të hartohen me Bankën Qendrore Evropiane. /Telegrafi/