LAJMI I FUNDIT:

Banka Raiffeisen me zyre të reja në Shtime

Banka Raiffeisen me zyre të reja në Shtime

Banka Raiffeisen në Kosovë ka organizuar një ceremoni në Shtime me rastin e kalimit të nëndegës së saj në zyre të reja. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve dhe bizneseve të cilat veprojnë në komunën e Shtimes.

Vendosja në zyre të reja ka ardhur si rezultat i rritjes së vazhdueshme të numrit të klientëve si dhe zgjerimit të gamës së produkteve dhe shërbimeve bankare të cilat i ofron Banka Raiffeisen në këtë komunë. Tani, nëndega në Shtime do të ketë hapësirë shtesë për konsultime me klientë, sportel të posaçëm për biznese si dhe më shumë vende parkimi.

“Qëllimi ynë është që t’iu ofrojmë klientëve tanë shërbime të një kualiteti të lartë në një ambient profesional”, theksoi Robert Wright, Drejtor ekzekutiv i Bankës Raiffeisen.

Ai tha se duke parë pozitën gjeografike të komunës së Shtimes, Raiffeisen Bank do të rrisë përkrahjen me kredi për agro biznese për të mundësuar një zhvillim më të madh të këtij sektori.


Në këtë ceremoni, Banka Raiffeisen ka ndarë 1.000 euro për klubin e hendbollit “Vjosa“ të Shtimes. Kurse gjendja e kredive të lëshuara në këtë nëndegë deri në mars të vitit 2011 ishte mbi tre milionë euro. /Telegrafi/