LAJMI I FUNDIT:

Bonot e thesarit vitin tjetër

Bonot e thesarit vitin tjetër

Edhe pse ishte proklamuar shumë herë se Kosova do të bëhet me letra me vlerë kjo nuk kishte ndodhur. Por kjo pritet të ndodh në fillim të vitit të ardhshëm të bëhet me bono të thesarit. Kjo do të ndodhë pas përgatitjeve që është duke i bërë Ministria e Financave (MF), për të filluar emitimin e letrave me vlerë në fillim të vitit 2012.

Ministri i Financave Bedri Hamza, gjatë një adresimi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se janë duke u përgatitur për emitimin e letrave me vlerë.

“Bonot e thesarit pritet ti kemi në fillim të vitit të ardhshëm. Ka banka dhe institucione financiare të cilat janë të interesuara për bonot e thesarit”, tha ministri Hamza.

Ndërkaq deputetët e partive opozitare thënë se nuk do të ketë pagesa retroaktive për shërbyesit civil për muajin janar dhe shkurt, përkundër premtimeve të kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi. Sipas tyre, një ndër arsyet për mosdhënie të këtyre parave është prishja e marrëveshjes së Kosovës me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN). Kjo dhe çështje të tjera janë duke u diskutuara gjatë shqyrtimit të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) në seancën e sotshme të Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/