LAJMI I FUNDIT:

Hungaria me plan për reduktimin e borxhit publik

Hungaria me plan për reduktimin e borxhit publik

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) përshëndeti masat shtrënguese të marra nga Hungaria dhe kërkoi, përveç disa modifikimeve, zbatimin sa më shpejt të masave duke këmbëngulur, në një raport të publikuar mbi pasiguritë e vazhdueshme që peshojnë mbi tregje.

"Plani ekonomik i qeverisë hungareze është një hap në rrugë të mbarë”, theksoi FMN duke nënvizuar se masat do të mundësojnë reduktimin e borxhit publik duke ulur shpenzimet.

FMN sugjeroi gjithashtu zgjerimin e planit me masa konkrete për reduktimin e efektivave në të gjitha nivelet e administratës. Institucioni theksoi gjithashtu se ristrukturimi i ndërmarrjeve të transportit në përgjithësi mund të jetë më ambicioz. /Telegrafi/