LAJMI I FUNDIT:

Doganat po presin

Doganat po presin

Doganat e Kosovës nuk kanë marrë as një urdhër për të aplikuar taksë doganore prej 10 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Sipas zyrtarëve të doganave ata janë të gatshëm për të aplikuar një vendim të tillë nëse u kërkohet.

Edhe pse ishte proklamuar shumë herë në media nga zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Tregtisë Mimoza Kusari-Lila ese që nga 15 qershori do të aplikohet taksa doganore shtesë prej 10 për qind për produktet nga Serbi dhe Bosnja e Hercegovina kjo nuk ka ndodhur.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës Adriatik Stavileci, i tha Telegrafin se ata deri më sot nuk kanë marr as një vendim për të aplikuar. “Kur do që merret vendimi Doganat e Kosovës janë të gatshme dhe të përgatitura për ta aplikuar taksën doganore prej 10 për qind, por deri me tani nuk kem as gjë”, tha Staviceli.

Ndryshe Serbia e Bosnja e Hercegovina që nga vitit 2008 nuk i pranojnë vulat me mbishkrimin Republika e Kosovës me këtë u akne shkaktuar dëme të mëdha buxhetit dhe bizneseve kosovare ët cilat kane ekspertuar jashtë. /Telegrafi/