LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Bujqësia, sektori bartës i zhvillimit ekonomik

Thaçi: Bujqësia, sektori bartës i zhvillimit ekonomik

Në hapje të konferencës dyditore “E ardhmja e bujqësisë kosovare në perspektivën e zhvillimit ekonomik”, të hënë kryeministrit Hashim Thaçi ka thënë se bujqësia do të jetë njëri ndër sektorët bartës të zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Kryeministri ka premtuar rritje dhe mbështetje për sektorin që është radhitur në mesin e prioriteteve kryesore të programit qeverisës, raportoi Radio Kosova.

Sipas tij, bujqësia është në mesin e prioriteteve të Qeverisë dhe se ky sektor përbënë një potencial të madh dhe si i tillë duhet të përkrahet e të zhvillohet edhe më shumë, në mënyrë që të jetë në gjendje të eksportojë produktet për tregun e jashtëm. /Telegrafi/