LAJMI I FUNDIT:

Importi e shtyp denarin në Maqedoni

Importi e shtyp denarin në Maqedoni

Deficiti tregtar në Maqedoni ka shënuar rritje, duke arritur në një miliard dollarë vetëm në katër muajt e parë të këtij viti.

Enti Shtetëror Statistikor (ESSH) i Maqedonisë ka publikuar se në krahasim me vitin e kaluar gjatë të njëjtës periudhë, minusi i llogarisë tregtare është 270 milionë dollarë.

Statistika tregon se eksporti është zmadhuar për prodhimet vendëse jashtë Maqedonisë, por pothuajse është dyfishuar importi i mallrave.

Volumi i tërësishëm i shkëmbimit të mallrave nga janari deri në maj ka qenë 3,6 miliardë dollarë dhe është shënuar rritje prej 45 për qind. Kompanitë vendëse në shtetet e tjera kanë eksportuar mallra në vlerë prej 1,3 miliardë dollarësh, ndërsa njëkohësisht në shtet kanë importuar mall në vlerë prej përafërsisht 2,3 miliardë dollarësh.


Ekspertët paralajmërojnë se deficiti i lartë tregtar vetëm në katër muajt mund të ndikojë në stabilitetin e valutës vendëse.

Pjesëmarrje më të madhe në eksportin e prodhimeve kanë katalizatorët e metaleve të çmuara, më pas hekur-nikel, prodhimet e hekurit dhe të çelikut, veshmbathja dhe përpunimet e naftës.

Në importin, nga ana tjetër, më shumë të përfaqësuara janë platini dhe legura e platinit, bruto naftë, automjetet dhe energjia elektrike. /Telegrafi/