LAJMI I FUNDIT:

SHBA-Zvicër, pakt për bankat

SHBA-Zvicër, pakt  për bankat

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Zvicra janë në bisedime të avancuara për një marrëveshje shumë miliardë dollarësh që do tu japë mundësinë disa bankave zvicerane dhe europiane për të marrë pjesë në këtë marrëveshje në mënyrë që të shmangin përndjekjen penale nga agjencitë amerikane për përfshirjen e tyre në evazion fiskal të qytetarëve të pasur amerikane.

Ky fakt është bërë i ditur nga persona të brendshëm në këtë çështje. Bëhet e ditur se agjencitë qeveritare amerikane do të ftojnë bankat të paguajnë një gjobë, të dalin nga biznesi i fshehjes së llogarive bankare për qytetarët amerikane dhe të dorëzojnë emrat e klientëve të tyre tek departamenti amerikan i drejtësisë dhe Shërbimi i Brendshëm për të Ardhurat.

Në këmbim të pranimit të këtyre kushteve agjencitë qeveritare amerikane do të tërhiqen nga hetimet e deritanishme për bankat. Tre zyrtarë, aktuale dhe ish- zyrtarë janë informuar për bisedimet dhe përshkruan atë që po ndodh duke cituar hetimet në shkallë të gjerë që po kryejnë të dy agjencitë mbi bankat europaine dhe zvicerane. /Telegrafi/