LAJMI I FUNDIT:

Punësimi online

Punësimi online

Në Odën Ekonomike të Kosovës u lansuar ueb faqja “Future Job” në të cilën në një vend do të gjenden informatat mbi mundësitë e punësimit dhe kërkesat për punëtor në sektorin publik dhe privat.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Nenad Rashiq me këtë rast theksoi se në ketë portal apo ueb faqe të cilën e krijojmë jemi përpjekur që se pari të kemi një informatë për të gjithë ata që janë të interesuar. “Si prioritet janë punë kërkuesit por gjithashtu edhe punëdhënësit mund të kenë një benefit brenda këtij projekti”, tha ministri Rashiq.

Sipas tij, me rëndësi është se me ketë ueb faqe behët e mundur që online të gjenden shënimet për mundësitë e punësimit. “Kjo ueb faqe do të shërbej që çdo punë kërkues, i cili ka qasje në internet, kudo qoftë mund të shikoj vende të lira të punës të cilat ofrohen nga punëdhënësit. Po ashtu mund të shoh edhe mundësit për aplikimin ne trajnime të ofruara qoftë nga sektori privat apo publik. Punë kërkuesi gjithashtu poston edhe CV-në e tij dhe kështu krijohet në data bazë në të cilën gjinden shënimet për mundësitë e punësimit por njëkohësisht punë dhënësit mund te gjejnë kuadro të kualifikuara”, tha ministri Rashiq. Në ketë link shkohet direkt në faqen për punësim.

Guido Beltrani, zëvendësdrejtor i Zyrës Zvicerane tha se lansimi i kësaj ueb faqes paraqet një kontribut në informimin për mundësitë e punësimit. “Ne e dimë se ka shume kompani që kanë vështirësi të gjejnë të rinj që tu përshtaten kërkesave të punëdhënësit dhe siç tha edhe ministri ueb faqja është plotësim i kërkesave të dy palëve”, u shpreh Beltraini.


Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tha se aktualisht është duke u bërë një punë me karakter futurologjik. Ai theksoi se po promovohen dy forma të bashkëpunimit, forcohet partneriteti intern mes akterëve relevant brenda kufijve të Kosovës dhe po forcohet partneriteti ekstrën ku zyra zvicerane vërtet ka qenë promotor e forte ndërlidhëse për të bartur nevojat e tyre për te investua. Punimi i kësaj faqe është bërë nga kompania Rrota për 8000 euro kurse i gjithë projekti është mbështetur nga zyra zvicerane me 200 mijë dollarë. /Telegrafi/