Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari–Lila, ka takuar të enjten përfaqësuesit e Odës Ekonomike dhe të Bizneseve të Bosnjë e Hercegovinës, ku ka diskutuar edhe për masat qw do ti merr Kosova për vënien e bazës doganore.
Me përfaqësuesit të komunitetit të Biznesit boshnjak ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari- Lila ka diskutuar për masat e paralajmëruara ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës. Gjatë takimit, ajo ua ka shpjeguar situatën në të cilën gjendet ekonomia e Kosovës dhe nevojën që bizneset kosovare të kenë sa më shumë qasje në tregjet e huaja. Po ashtu, Kusari-Lila rikujtoi se masat e paralajmëruara ndaj Serbisë e Bosnjës kanë të bëjnë me përpjekjet që bizneset kosovare dhe ekonomia në tërësi të trajtohet si e barabartë në rajon dhe gjetiu.
Përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Bosnjë e Hercegovinës shprehen mirëkuptim lidhur me masat e paralajmëruara dhe në të njëjtën kohë paraqiten edhe brengën e tyre lidhur me dëmet që do t’i shkaktohen bizneseve të Federatës së Bosnjës. Ata gjithashtu e njoftuan ministren se kanë pasur kontakte me ministra në nivel të Federatës, që të lobojnë për pranimin e vulave doganore të Kosovës, mirëpo pranuan se problemi është politik dhe ka të bëjë me kompozicionin e shtetit në Bosnje e Hercegovinë. Problem shtesë paraqet edhe fakti se, që nga mbajtja e zgjedhjeve në tetor, ende nuk është krijuar qeveria në nivel të Konfederatës.
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e MTI-së Kusari-Lila shprehu mirëkuptimin dhe keqardhjen për bizneset individuale të Federatës se Bosnjës, mirëpo theksoi se masat e paralajmëruara do të aplikohen për të gjithë. Ajo gjithashtu theksoi se i mbetet palëve në kuadër të Bosnjë e Hercegovinës të zgjidhin diferencat e tyre në raport me Kosovën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Shpallet tenderi mbi 46.6 milionë euro për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Pejë, segmenti Dollc-Zahaq
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni
Inflacioni ndikon në rritjen e kostos së ndërtimit në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Amarildo Bakaj merr një fitore të madhe, detyron kundërshtarin që ta dorëzojë meçin
Neymari u dërgon brazilianëve të Real Madridit një ‘mesazh të tmerrshëm’ për Mbappen
Georgiev: Të pranojmë të vërtetën, Serbia e njohu Kosovën
Lamine Yamal zbulon se cila është diferenca kryesore mes Hansi Flickut dhe Xavit
Lotina Haziri publikon fotografi nga dasma e motrës së saj, ku dukej tejet elegante në krahët e Mozzikut
Disa prindërve u kërkohen verifikime shtesë për vazhdimin e shtesave për fëmijë, MF-ja pa sqarime