LAJMI I FUNDIT:

Schäuble: Greqia në rrezik, mund të falimentojë

Schäuble: Greqia në rrezik, mund të falimentojë

Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble sipas njoftimeve në medie ka paralajmëruar ndaj rrezikut të falimentimit të Greqisë.

Nëse vendi anëtar i BE-së nuk merr mbështetje të mëtejshme financiare, kërcënon të ndodhë falimentimi i parë i pakontrolluar në eurozonë, thuhet në një letër të Schäubles nga e cila citojnë gazetat gjermane "Süddeutsche Zeitung" dhe "Die Welt".

Në letër Schäuble kërkon krahas një pakete të re ndihmë edhe një ristrukturim të borxhit të Greqisë me pjesëmarrje të kreditorëve privatë, thuhet më tej në artikujt e gazetave.

Vitin e kaluar Greqia mori një paketë ndihme prej 110 miliardë euro. Tani po diskutohet për një program të ri ndihme me një volum prej 65 deri 100 miliardë euro. /Telegrafi/