LAJMI I FUNDIT:

Baza doganore rrezikon importin e grurit

Baza doganore rrezikon importin e grurit

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari–Lila tha të premten gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës se vendosja e masave ndaj Serbisë është çështje kohe. Ajo tha se do ta presin Serbinë për t'i njohur vulat doganore të Kosovës deri ka mesi i këtij muaji.

Ministrja Mimoza Kusari-Lila tha se aplikimi i masës së parë për Serbinë do të jetë ai i reciprocitetit. Sipas saj, ka disa vështirësi, pasi 86 për qind e grurit importohet nga Serbia.

“Tarifat doganore do të jenë një hap drejt bllokimit total të importit nga Serbia”, tha Kusari- Lila. /Telegrafi/