LAJMI I FUNDIT:

Edhe rusët pa viza në Shqipëri

Edhe rusët pa viza në Shqipëri

Në përpjekje për të rritur të ardhurat e saj nga industria e turizmit, Shqipëria edhe një herë prezanton një regjim pa viza për shtetasit rusë për sezonin e pushimeve të verës.

Një çështje të tillë e kanë cilësuar mediet ruse, të cilat citojnë ambasadorin shqiptar në Moskë, Sokol Gjoka, të jetë shprehur rreth saj, njofton NOA.

Sipas tij, kjo masë lehtësimi do të mbulojë periudhën prej datës 1 qershor deri në 31 tetor, pra hyn në fuqi nga 1 qershori. “Anulimi i regjimit të vizave për shtetasit e Rusisë për periudhën e verës është një nga aspektet kryesore të bashkëpunimit bilateral mes vendeve tona, ajo ka një ndikim pozitiv në marrëdhëniet tona.

Përmirësimi dhe forcimi i marrëdhënieve tregtare e ekonomike me Rusinë, është një prioritet për Shqipërinë”, theksoi diplomati ynë në Moskë. /Telegrafi/