LAJMI I FUNDIT:

BSPK-ja i qetëson sindikalistët për shtesat

BSPK-ja i qetëson sindikalistët për shtesat

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka arritur t’i “qetësoj” që degët e saja sindikale ta presin Qeverinë e Kosovës pa afat për realizimin e pagave me rritje në mënyrë retroaktive për janar dhe shkurt.

Kryetari i BSPK-së Haxhi Arifi të mërkurën kërkoi nga qeveria që mos ta vonoi pagën e këtyre parave, megjithëse nuk dha se çka do të bëjnë në rast se ekzekutivi nuk e realizon këtë premtim.
Sipas Arifit, Qeveria momentalisht ka presion nga FMN-ja për shkak të vendimit për ngritjen e rrogave, kështu që ata nw keto momente nuk duan të të bëhen barrë për të. /Telegrafi/