LAJMI I FUNDIT:

Grekët vazhdojnë protestat kundër kursit të kursimeve

Grekët vazhdojnë protestat kundër kursit të kursimeve

Në kryeqytetin grek Athinë nuk kanë të ndalur demonstratat kundër kursit të ashpër të reformave të qeverisë Papandreu. Në sheshin qendror Sintagma u mblodhën në ditën e gjashtë të protestave mijëra vetë. Ata i cilësuan politikanët e vendit si hajdutë dhe kërkuan dorëheqjen e tyre.

Protestat u iniciuan nga një lëvizje qytetare, e cila e kishte lëshuar thirrjen përmes internetit. Edhe në qytetin verior grek, Selanik ka pasur protesta. Sipas të dhënave të policisë, deri më tani protestat janë zhvilluar në mënyrë paqësore.

Greqia e kërcënuar nga falimentimi ndodhet nën trysni të madhe.

Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar i kanë kushtëzuar ndihmat e ardhshme financiare nga gatishmëria e qeverisë socialiste për kursime të tjera dhe privatizime në shkallë të gjerë. /Telegrafi/