LAJMI I FUNDIT:

Banka sekuestron fabrikën Norga

Banka sekuestron fabrikën Norga

Banka sekuestroi të hënën fabrikën e birrës Norga në Vlorë për shkak të mosshlyerjes së kredisë.

Kredia e fabrikës së birrës Norga është më shumë se 10 milion euro dhe një pjesë e konsiderueshme e saj nuk është shlyer për një kohë të gjatë. Drejtuesja e kompanisë ANB Grup tha se “ky vendim i bankës është i nxituar, pasi ndaj bankës janë bërë gjithmonë pagesa me vlerë të madhe”.

Fabrika Norga është një nga bizneset më të mëdha në jugun e Shqipërisë. Sekuestrimi i saj ka bllokuar punën dhe ka paralizuar linjat kryesore të prodhimit duke lënë pa punë një numër të madh punonjësish.

Aktualisht fabrika e birrës qëndron nën mbikëqyrjen e bankës, ndërsa policia private nuk lejon hyrjen dhe daljen e asnjë personi pa miratimin e drejtuesve të bankës, raportoi BW./Telegrafi/